E hëna e zezë, vetëm sot dy persona të vdekur e 19 të lënduar
01

Lexo edheNëna dhe djali 8-vjeçar shtyhen pa arsye në shinat e trenit, ndërron jetë vogëlushi

Kjo verë në Kosovë siç duket do të mbahet mend për aksidentet e shumta që kanë ndodhur.
Vetëm gjatë ditës së sotshme, dy persona kanë vdekur si pasoj e aksidenteve, shkruan Indeksonline.
Fillimisht në mëngjesin e sotëm, në rrugën Prishtinë-Podujevë një 39 vjeçar vdiq në një aksident trafiku.
Po ashtu tetë persona të tjerë mbetën të lënduar.

Lexo edheNëna dhe djali 8-vjeçar shtyhen pa arsye në shinat e trenit, ndërron jetë vogëlushi
Pastaj, në një aksident trafiku në Grabovc të Fushë Kosovës, një person vdiq ndërsa dy të tjerë u lënduan.
Në magjistralen Prishtinë-Gjilan ndodhi një aksident i rëndë, ku tre persona u lënduan.
Kurse në Komoran po ashtu tre persona u lënduan si pasojë e një aksidenti.
Një veturë ka përplasur tre këmbësor mesditën e sotme në Lipjan, ngasësi u arrestua ndërsa personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor./Indeksonline/