E goditi me thikë në kokë dhe kraharor, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit në Mitrovicë
dp

Lexo edheKoci kërkon ndërhyrje të institucioneve për mërgimtarët e bllokuar në Kroaci: Duhet të jenë pranë tyre deri në zhbllokim

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 18 korrik, kur i dyshuari, me dashje dyshohet se ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin B.M.
I dyshuari dyshohet se e ka goditur viktimën me thikë në kokë, në pjesën e majtë të brirëve dhe prapa kraharorit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Vrasje në tentativë në Mitrovicë, viktima dërgohet për trajtim në QKUK

Lexo edheKoci kërkon ndërhyrje të institucioneve për mërgimtarët e bllokuar në Kroaci: Duhet të jenë pranë tyre deri në zhbllokim
Si pasojë e plagëve të marra, i dëmtuari është dërguar për trajtim mjekësor dhe aktualisht gjendet i shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
I dyshuari është arrestuar më 18 korrik dhe, me vendim të prokurorit, është ndaluar në mbajtje. Ndërkohë, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.