BallinaRegjionaleDrenas“E goditi mbreti me shpatë dhe doli uji” – legjenda e “Kroit...

“E goditi mbreti me shpatë dhe doli uji” – legjenda e “Kroit të Mbretit” në Korroticë të Drenasit (Video)

Të ngjajshme

Aksident trafiku në Shupkovc të Mitrovicës, katër të lënduar

Në fshatin Shupkovc të Mitrovicës ka ndodhur një aksident...

Sami Lushtaku arrin te Stacioni i Policisë, turma brohoret emrin e tij!

Sami Lushtakut ka arritur në Stacionin Policor të Skenderajt,...

Barça interesohet për yllin e Cityt, klubi anglez ia cakton çmimin

Barcelona pritet ta ketë shumë të vështirë gjetjen e...

Në fshatin Korroticë, të Drenasit gjendet një krua, për të cilin thuren legjenda të shumta.

Bëhet fjalë për “Kroin e Mbretit”, i cili sipas banorëve ekziston prej shekujsh.

Uji i freskët i këtij kroi ju shërben edhe sot banorëve të këtij fshati dhe fshatrave përreth.
Legjenda thotë se një mbret ishte ndalur për të pushuar në vendin që tashmë quhet “Kroi i Mbretit”, kali i tij kishte shpuar gurin me këmbë, në të cilin ishte ulur mbreti, dhe nga aty kishte filluar të rrjedhë ujë.

Sot vendi njihet si “Kroi i Mbretit”, dhe me këtë legjendë janë rritur të gjithë banorët e Drenasit.

“Ushtria jugosllave janë pozicionuar në një lëndinë këtu afër dhe e kanë ndërtuar kroin si është sot, pasi uji rridhte vetëm nga guri. Guri që ka qenë e ka pasur një vrimë, nga gojëdhëna thuhet se aty ka futur dorën mbreti. Por mendohet se mbreti i ka rënë gurit dhe ka dalë uji”, shprehet për RTV Dukagjinin, Rrustem Dobërdelani banorë i fshatit Korroticë.

Ai thotë se legjendën për këtë krua e ka dëgjuar nga prindi i tij, përcjell Telegrafi.

Uji nga ky krua nuk ndalet së rrjedhuri, dhe nga ai marrin ujë edhe banorët e fshatrave tjerë të Drenasit.

Një tjetër i moshuar thotë një version tjetër të legjendës së “Kroit të Mbretit”.

“Ka ardhur mbreti këndej me ushtri, dhe kali i tij e ka has gurin, ndërsa mbreti me shpatën e tij e ka goditur gurin nga i cili më pas ka rrjedhë uji. Pastaj aty kanë pirë edhe ushtria edhe të gjithë, dhe nga ajo kohë i ka mbetur emri “Kroi i Mbretit”, thotë Rexhep Muleta./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz