E godet policin me makinë dhe ikën
03
Lexo edheDokumenti i rrallë për Ksamilin, plani për ta kthyer në një zonë turistike elitare (FOTO)
Një punonjës policie është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Kuçovë.
Një makinë ka përplasur oficerin e policisë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë as ndihmën e parë.
Por Ylli Luka është arrestuar vetëm 30 minuta më vonë.
Ai ishte ndaluar nga punonjësi i policisë, që po i kontrollonte dokumentet.

Lexo edheDokumenti i rrallë për Ksamilin, plani për ta kthyer në një zonë turistike elitare (FOTO)
Por Luka është konfliktuar me punonjësin e policisë dhe më pas e ka goditur me makinën e tij, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Në ndjekje të tij u vunë forca të shumta policie, që e arrestuan 30 minuta më vonë.