back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaShqiptareE gjithë Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës nëse bëhet marrëveshje...

E gjithë Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës nëse bëhet marrëveshje për shkëmbim territoresh

Të ngjajshme

Detaji që zbulon se Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë ndarë?

Prej kohësh në media dhe rrjete sociale po përflitet...

Një banor i verbër hyn në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Për herë të parë në historinë e Big Brother...

Buta publikon këngën e re, në klip e ka një person të veçantë

Reperi nga Ferizaj, Buta, ka publikuar projektin e tij...
- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka thënë se në rast se arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për shkëmbim territoresh, atëherë Kosova duhet ta marrë të gjithë Luginën e Preshevës dhe jo vetëm Preshevën, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

“Qëndrimi jonë është që të mos ketë copëtim, nuk është opsion që vetëm Presheva t’i bashkohet Republikës së Kosovës. Nëse shkëmbimi i territoreve vihet në diskutim në dialogun e Brukselit, atëherë e gjithë Lugina e Preshevës duhet të përfshihet”, ka thënë Kamberi për gazetarët para një takimi me grupin koordinues për Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, raporton Express, marrë nga agjencia e lajmeve serbe tanjug.

Ideja e shkëmbimit të territoreve nuk ka gjetur fare mbështetje në Republikën e Kosovës, madje kryeministri Haradinaj ka thënë se një gjë e tillë është thirrje për luftë.

Ndryshe sot, këshilltari i Trump, John Bolton, ka thënë se SHBA-së nuk i takon të ndërhyj në çështjet e brendshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përmendur këtu edhe idenë e lëvizjes së kufijve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz