back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeE fundit nga SBASHK-u: Asnjë orë e humbur në grevë nuk do...

E fundit nga SBASHK-u: Asnjë orë e humbur në grevë nuk do të kompenzohet

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Greva e mësimdhënësve disa muaj më parë, kishte ngjallur reagime të shumta dhe përplasje mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe SBASHK-ut.

Përderisa nga ana e Ministrisë ishte kërkuar kompensimi i të gjitha orëve të humbura, SBASHK-u e kishte kundërshtuar një vendim të tillë.

Në anën tjetër, sot MASHT-i ka marrë vendim që procesi mësimor për klasët I-VIII të zgjasë deri më 28 Qershor.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar SBASHK-u, kryetari i së cilës ka thënë për Ballkani.info se nuk janë marrë parasysh kërkesat e tyre.

“Vendimi jonë ka qenë që asnjëra orë e humbur gjatë grevës të mos kompensohet, por në anën tjetër kemi përkrahur mundësinë për një përmirësim të koeficientëve të klasëve I dhe V në shenjë solidariteti dhe respekti ndaj kolegëve, për të cilët do të bënim çmos që të zgjatet procesi mësimor. Pasi propozimet tona nuk janë marrë parasysh nga Ministria e Arsimit, ne vazhdojmë të mbështesim mos kompensimin e orëve të humbura”, ka thënë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Tutje, ai ka thënë se niveli komunal është thirrë në vendimin e parë që e ka lëshu ministri, sidoqoftë vendimi i SBASHK-ut, asnjë orë e humbur në grevë nuk do të kompenzohet.

Në fund, Jashari ka theksuar edhe njëherë se nuk do të përkrahin vendimin e MASHT-it, ndërsa ka thënë se shpreson bashkëpunim të mirë me Ministrinë për vitin e ri shkollor. /Ballkani.info

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz