back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaShqiptareE diplomuar në Holandë dhe Angli, Ministria e Arsimit nuk i njeh...

E diplomuar në Holandë dhe Angli, Ministria e Arsimit nuk i njeh anglishten

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Juna Musa është një studente shqiptare e cila ka studiuar për mjekësi jashtë Shqipërisë në Holandë dhe Angli.
Ajo është rikthyer për të bërë specializimin në vendin e saj, por ministria e Arsimit nuk I njeh anglishten.

- Advertisement -

E ftuar në emisionin e lajmeve të Ora News me gazetaren Ilva Tare studentja ka rrëfyer të gjitha vështirësitë që ka hasur në Fakultet dhe ministri.

Juna Musa: Dje ishte data e fundit për tu regjistruar për specializimin e mjekësisë dhe nuk ma dhanë të drejtën për të konkurruar sepse gjithë dokumentat i kisha në rregull dhe nuk më njifnin anglishten që kam bërë në Holandë dhe Angli. Kjo është absurde!

Unë u riktheva në vendin tim për të dhënë kontributin meqënëse unë përfitova nga një bursë ekselence të fituar nga BE si kuotë e shtetit shqiptar ndërmjetësuar nga Fakulteti i Mjekësisë.

Po cfarë kërkon ajo nga ministria e Arsimit?

Juna Musa: Unë kërkoj që Ministria e Arsimit, së bashku me dekanin dhe rektorin kur të bëjnë rregulloren ta bëjnë të plotë dhe jo një rregullore të thatë dhe të kenë sa më shumë komunikim me studentët. Ata gjoja po ushtrojnë një politikë që mos ti largojnë mjekët por në rastin tim nuk ndodhi ashtu dhe në rastin e shumë studentëve të tjerë që mbase nuk kanë guxim që të shprehin problematikat.

Juna Musa tha se është e gatshme të hedhë në gjyq ministrinë e Arsimit, duke ia shprehur shqetësimin e saj edhe zyrës së Bashkimit Europian.

Juna Musa: Unë jam e gatshme që ti hedh në gjyq për dëmshpërblim për dëmtimin moral që më kanë bërë dhe nuk do resht së hequri dorë. Unë i kam shkruar edhe zyrës së BE që merret me këto cështje dhe nëse ajo vendos të hedhë në gjyq ministrinë e Arsimit për këtë budallik që ka bërë duke qenë unë viktima atëherë ata do të marrin dhe një gjobë shumë të madhe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz