E dhimbshme, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare futbollisti Jesus de Miguel Alameda

Futbolli spanjoll është tronditur nga lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të futbollistit të CD Tenerife, Jesus de Miguel Alameda, në moshën 30-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një komunikate zyrtare të publikuar, shkruan Indeksonline
Rotos de dolor, con un nudo en la garganta y sin poder creer que esto sea verdad, desde el CD Tenerife comunicamos el trágico fallecimiento, este martes, día 3 de noviembre de 2026, a las 8:00 horas, de Jesús de Miguel Alameda.
No hay palabras de consuelo; no hay absolutamente… pic.twitter.com/IbS1dTYP1b
— CD Tenerife 🏴 (@CDTOficial) November 3, 2026
De Miguel ndërroi jetë në orën 08:00 të mëngjesit, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, pas një ndërhyrjeje të rëndë gjatë ndeshjes ndaj Andorrës.

Lexo edheNë prag të ndeshjeve të nëntorit, Aro Muric e ka humbur vendin startues te Sassuolo
Futbollisti ishte shtruar në repartin e kujdesit intensiv në Spitalin Universitar Nuestra Señora de Candelaria, ku gjendja e tij neurologjike ishte përkeqësuar.
Përmes komunikatës, CD Tenerife ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e futbollistit, duke theksuar se nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë këtë dhimbje të madhe.
Klubi u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij, si dhe gjithë komunitetit të Tenerife, që sot po përjeton këtë humbje të rëndë.
Ndërkohë, familja e De Miguelit ka falënderuar të gjithë për mesazhet dhe shprehjet e mbështetjes, duke kërkuar njëkohësisht respektimin maksimal të privatësisë në këto momente të vështira./Indeksonline/














