Në prag të ndeshjeve të nëntorit, Aro Muric e ka humbur vendin startues te Sassuolo
dp

Lexo edheKane: Mungesat u japin mundësi lojtarëve të tjerë të dëshmojnë veten

Skuadra e Sassuolos mbrëmë pësoi humbje 2:4 ndaj Fiorentinas, në ndeshjen e vlefshme për Serie A.
As në këtë ndeshje nuk pati minuta për portierin e Kombëtares së Kosovës, Aro Muric, shkruan Indeksonline
Muric e ka humbur vendin startues dhe ky vendim tashmë është i njohur për publikun, pasi vet trajneri Alberto Aquilani kishte deklaruar se gardiani kosovar po bën shumë gabime gjatë ndeshjes.

“A duhet t’i besoj atij? Është e vështirë të thuhet tani. Kam besim te lojtarët. Gabimet ndodhin”, ishte shprehu Aquilani muajin e kaluar
Pa Aro Muricin, skuadra e Sassuolos në vetëm tri ndeshje ka pranuar 12 gola.

Lexo edheKane: Mungesat u japin mundësi lojtarëve të tjerë të dëshmojnë veten
Mos paraqitja e portierit me ekipin nga Serie A po ndodh në kohën kur Kombëtarja e Kosovës do t’i ketë dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League gjatë këtij muaji.
Kujtojmë që Kosova luan ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Aro Muric ka luajtur në tetë ndeshje gjatë këtij sezoni në Serie A, ka pranuar 14 gola dhe ka mbajtur potën e paprekur në vetëm një ndeshje./Indeksonline/