BallinaRegjionaleDrenasE dhimbshme: 57 anëtarët e vrarë të familjeve Muqolli e Elshani në...

E dhimbshme: 57 anëtarët e vrarë të familjeve Muqolli e Elshani në Poklek të Drenasit (VIDEO)

Të ngjajshme

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë vs Turqi ose Rumani

Federata e Futnbollit të Kosovës ka njoftuar se kanë...

Vjosa Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi ndërhyrjen e NATO-s...

PDK-ja mban konferencë për media në ora 14:00

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të...

Lotët nuk mund t’i mbajë Naxhije Muqolli Zahiqi, teksa po bën homazhe pranë varrit ku prehen 54 anëtarët e familjes së saj, këtu në Poklek të Drenasit.

17 prilli thotë se është dita që ia prek plagët që nuk iu mbyllën kurrë, raporton KTV.

Këto 20 vjet pa më të dashurit, kanë qenë vite të trishtimit për Rrahman Muqollin.

Forcat ushtarake serbe pasi kishin pushkatuar 57 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, edhe i kishin djegur kufomat.

Njëri nga të mbijetuarit e masakrës së Poklekut e ka të vështirë të rrëfejë ditën e 17 prillit 1999.

Dy dekada pas luftës, Muqolli thotë se dhimbja dhe malli për familjarët asnjëherë nuk iu shua.

Masakrën e ka kujtuar edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili ka shkruar në Facebook se si edhe pas dy dekadash, për krimin e kryer nuk u dënua askush.

Homazhe për ta përkujtuar këtë masakër ka bërë edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, e kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, derisa në Prishtinë është mbajtur akademi përkujtimore e organizuar nga Zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz