E dhimbëshme, vdes 7 vjeçarja Delfina Shala e cila po kurohej në Turqi
03

Lexo edheMbyllet konkursi: Këta janë 30 emrat për drejtor të KEK’ut

Ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në një spital të Turqisë, shtatëvjeçarja Delfina Shala.
Rastin e vdekjes së saj e kanë konfirmuar familjarët të cilët kanë bërë të ditur se ajo ka ndërruar jetë në mëngjesin e së mërkurës, njofton Klan Kosova.
Prindërit e saj kanë dyshime për trajtimin që stafi spitalor ka bërë ndaj vajzës së tyre dhe insistojnë që shtatëvjeçares t’i bëhet autopsia.
Vogëlushja vuante nga një sëmundje në boshtin kurrizor, e për shërimin e saj u deshën 60 mijë euro të cilat u grumbulluan pas një raportimi të Klan Kosovës .
Lexo edheMbyllet konkursi: Këta janë 30 emrat për drejtor të KEK’ut
Klan Kosova realizoi kronika për grumbullimin e mjeteve për trajtimin e Delfina Shalës si dhe momentin e nisjes së saj për trajtim në Turqi.