back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaBotëE dhimbëshme: Shokët e lyen me benzinë dhe i vunë flakën

E dhimbëshme: Shokët e lyen me benzinë dhe i vunë flakën

Të ngjajshme

Kurti sot u çon ftesë partive opozitare për takim

Kryeministri Albin Kurti sot do t’iu dërgojë ftesë liderëve...

Supremja refuzon ankesën e “Alternativës” për fondet e partive

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën...

Dolce e “BBVK”-së s’po i ndahet Prishtinës, shihet te kafenetë e vogla!

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Dolce, është parë...

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Rusi, ku 8-vjeçari i quajtur Kyrylo Yatsun, u sulmua nga shokët e tij, të cilët e lyen me benzinë dhe i vunë flakën. Vogëlushi ka pësuar djegie në 35 për qind të trupit, transmeton Gazeta Metro.

Djemtë, të cilët e ngacmonin atë edhe në shkollë, i ishin afruar djaloshit dhe e kishin lyer bluzën me benzinë dhe më pas i vunë flakën me një çakmak.

Sipas “Daily Mail”, djaloshi ishte shtrirë në tokë duke bërtitur nga dhimbjet, ndërsa djemtë e tjerë qeshnin me të madhe. Në ndihmë të tij shkuan disa të rritur që ndodheshin aty pranë. Ai ndodhet në spital nën kujdes e mjekëve, ndërsa pësoi djegie në kokë, duar e shpinë.
Nëna e tij tregoi se kishte qenë duke gatuar, ku disa fëmijë i kishin thënë se i biri ishte lënduar.

“E pashë atë të shtrirë në tokë dhe lëkura e tij tek këmbët dhe barku ishte tërësisht e djegur. Ai më tha se ata djem ja bënë këtë pa asnjë arsye. Ata nuk janë fëmijë, ata janë përbindësha”, tha ajo. /gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz