E BUJSHME: Vushtrriasi për pak të “mbyllë” bastoren Kollina, për një gol nuk fiton gati gjysmë milioni Euro!
Bastorja Kolina në Kosovë ka mundur të falimentojë këtë fundjavë.
Shkak për këtë është bërë tiketi i një vushtrriasi, i cili për një gol nuk ka mundur të fitojë hiq më pak se 400 mijë Euro, mëson “GazetaOlle.com”.
Vushtrriasi, i njohur për redaksinë ka luajtur online një tiketë me shumën vetëm 0.70 centë.
“GazetaOlle.com” posedon tiketin e luajtur online, në të cilin ai kishte kuotuar 10 ndeshje me sistemin për të shënuar të dy skuadrat gola, dhe vendasi të shënojë më shumë se 2 gola.
Nga nëntë takimet e para të luajtura, të gjitha dolën të sakta.
Ndeshja e fundit e luajtur në mesnatën e së shtunës dhe të dielës, mes Monagas – Carabobo, në kampionatin e Venezuelës, përfundoi me rezultatin 3:0 për vendasit.
Lexo edheFutbollisti i Kombëtarës së Kosovës shenon GOOL në Ligën e Evropës!
Skuadra vendase kreu detyrën për ekspertin vushtrrias, por jo edhe mysafirët të cilët po të shënonin vetëm golin e ‘nderit’, do t’ia mbushnin xhepin klientit të Kolinës me 400 mijë euro, aq sa është shuma maksimale për ta fituar një tiketë në këtë bastore.
Kujtojmë që vitin e kaluar, pikërisht në bastoren Kolina, një ferizajas kishte fituar dy tiketa të njëjta me shumën nga 400 mijë euro, por që marrëveshja e fshehtë “Kolina-klienti”, bëri që ferizajasi të marrë kesh 200 mijë euro, për t’u tërhequr nga loja.
Më poshtë mund të gjeni tiketin e luajtur nga vushtrriasi.
Ngjyra e kuqe në fund të ndeshjes së 10-të tregon se ai nuk e qëlloi vetëm atë takim. Si shpërblim për gjithë ndeshjet e qëlluara, ai fitoi vetëm 70 euro.















