E ardhmja në duart e Guardiolës, Manchester City nuk ushtron presion ndaj tij

Manchester City pritet t’ia lërë në dorë trajnerit Pep Guardiola vendimin për të ardhmen e tij në klub, në një moment kur spekulimet për largimin e mundshëm të teknikut spanjoll vazhdojnë të jenë të pranishme.
Sipas raportimeve që qarkullojnë që nga muaji janar, drejtuesit e kampionëve të Anglisë nuk do të ushtrojnë presion mbi Guardiolën, duke i dhënë atij kohën dhe hapësirën e nevojshme për të vendosur nëse do të vazhdojë apo jo në “Etihad”.
Në prapaskenë, emri që po fiton më së shumti terren si pasues i mundshëm është ai i Enzo Maresca. Italiani konsiderohet kandidati favorit për të marrë drejtimin e skuadrës në rast se Guardiola vendos të largohet.

Lexo edheNeymar me deklaratë skandaloze pas ndeshjes së mbrëmshme
Edhe pse në media janë përmendur edhe alternativa të tjera, përfshirë Vincent Kompany, burime pranë klubit bëjnë të ditur se drejtuesit e Manchester City-t kanë një vlerësim të lartë për Marescan dhe e shohin atë si profilin ideal për të vazhduar projektin aktual.
Për momentin, gjithçka mbetet në pritje të vendimit të Guardiolës, i cili do të jetë përcaktues për të ardhmen e pankinës së “Qytetarëve”.














