“E abortova në muajin e 2-të”, e mbijetuara që mbeti shtatzënë nga ushtarët serbë

Shenjat në trup me kohën iu larguan.
Por e mbijetuara e dhunës seksuale që po rrëfen historinë e saj në “Debat Plus” të TV Dukagjini ishte sfiduar përsëri, nga po të njëjtit ushtarë serbë që e kishin dhunuar.
“Edhe unë plus e kam abortu një, unë abortim kam pas me serb kur jam dhunu. E dinë krejt, unë kam pas abortim. **** ***** a e njeh mjekun”.
“Po, dy muajsh e kam heq, në muajin e dytë. Tash ne femrat qysh e kemi e kam kuptuar pas një muaji edhe i kam thanë nanës time, thash, nanë unë po më duket jam met, tha e di nanë, normal, pesë vet, katër vet, normal është ajo, atëherë e kemi pas një mjek na, **** **** e kemi pas, nana jem u rritë të ai, edhe foli me të, i tha a kishe mujt qikës time, kështu, kështu, veç i ka thanë sjelle fill edhe më ka pastru. Aty, aty edhe ma zi kam qenë sëmurë, edhe ma keq kam qenë, edhe ma keq, historia jem është shumë e gjatë, shumë e gjatë, nja katër orë, a pesë duhet me nejt veç me tregu.
Ajo thotë se asnjëherë, nuk e kishte konsideruar ta sjellë në jetë fëmijën.

Lexo edheZelensky njofton marrëveshje të reja me SHBA-në
“Çka me duhet mua ai fëmijë, ai fëmijë me kryq është, unë s’jam me kqyq, çka më duhet mua ai fëmijë, jo, kurrë thojsha, kurrë edhe e kam heq, e kam abortuar”, ka treguar ajo në “Debat Plus” të TV Dukagjini.
E për fund, ajo ka një mesazh për të gjithë burrat e gratë që lufta, i sfidoi njësoj.
“Mesazhi jem është, me vjen keq që ju ka ndodhë. Më vjen keq, po edhe kur ta këqyr s’kemi çka me ba, i ka ardhë koha ashtu, i ka ardhë koha ashtu, dikush s’ka qejf me marrë vesh dikush, dikush s’ka qejf mu shpreh, dikush nuk ka qejf, unë nuk e kam problem.”














