Dyshohet për shkelje të të drejtave të votimit në Suharekë – Prokuroria vepron me vetiniciativë
dp

Lexo edhePolicia në Leposaviq gjen armë, identifikohet i dyshuari

Vendimi për nisjen e hetimeve është marrë me autorizim të Kryeprokurorit, Petrit Kryeziu.
Hetimet e nisura kanë të bëjnë me dyshimet për kryerjen e veprave penale të parashikuara në Kapitullin XVIII të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të cilat lidhen me shkeljen e të drejtave të votimit, shkruan lajmi.net.
Prokuroria Themelore në Prizren informon se gjatë ditës, pas intervistimit të të dyshuarve nga Policia e Kosovës, do të lëshohet një komunikatë shtesë me detaje mbi veprimet dhe zhvillimet e mëtejshme hetimore.

Lexo edhePolicia në Leposaviq gjen armë, identifikohet i dyshuari
Derisa Prokuroria falënderon qytetarët dhe mediat për interesimin dhe i siguron ata se po vepron me transparencë dhe në përputhje me ligjin. /Lajmi.net/