Dyshimet për eksploziv, kontrollohen 7 aeroplanë në Evropë
dp

Lexo edheTrump thotë se SHBA do ta ndërpresë ndihmën për Izraelin në fund të vitit, sepse “ata s’kanë nevojë”

Shtatë fluturime janë kontrolluar pasi kanë zbritur në Evropë, pas një serie kërcënimesh me bombë.
Dy aeroplanë të Ryanair u kontrolluan pasi kanë zbritur në Romë, njëri prej të cilëve është shoqëruar nga Forcat Ajrore Italiane, shkruan BBC.
Bëhet e ditur se nuk janë gjetur eksplozivë në asnjërin prej aeroplanëve.
Dy fluturime të tjera u inspektuan në Varshavë, përfshirë një që u devijua pasi u nis nga Heathrow i Londrës, dy të tjerë u ulën në Sofje.

Lexo edheTrump thotë se SHBA do ta ndërpresë ndihmën për Izraelin në fund të vitit, sepse “ata s’kanë nevojë”
Një aeroplan që u nis nga Manchesteri u inspektua në Murcia, ku një zyrtar lokal tha se nuk u gjetën eksplozivë.
Të hënën, një fluturim nga Londra Luton për në Sofje bëri një ulje emergjente në Budapest, pas një kërcënimi me bombë.