Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente.
Rasti i parë ka ndodhur më 17.06.2026 në rrugën “Ankara”, ku ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij.
Rasti i dytë është regjistruar në rrugën “Durak Rada”, në periudhën 19–20.06.2026, ku gjithashtu një mashkull kosovar ka raportuar vjedhjen e veturës së tij nga persona të panjohur.
Policia ka bërë të ditur se të dy rastet janë nën hetime.
- Advertisement -