Dy vetëvrasjet në Prizren, dy shoqe të klasës, për arsye enigmatike
01

Lexo edheMenduan se 92-vjeçarja kishte tumor, edhe më shokuese ishte ajo çfarë gjetën në barkun e saj

Prizreni është tronditur në dy javët e fundit nga dy ngjarje të rënda. Dy femra të reja janë vetëvrarë në dy javët e fundit për arsye deri më tani të panjohura.
Tragjedia e parë ndodhi në natën e 8 majit rreth orës 1-00 të natës. Një femër e moshës se re ishte hedhur nga kati i pestë i banesës për t’i dhënë fund jetës.
Tragjedia e dytë ndodhi në orët e para të ditës së sotme. Një vajzë është hedhur nga kati i tetë i banesës duke mbetur pa shenja jete.
Indeksonline mëson se që të dy viktimat kanë qenë shoqe të klasës.

Lexo edheMenduan se 92-vjeçarja kishte tumor, edhe më shokuese ishte ajo çfarë gjetën në barkun e saj
Madje, persona të afërt me të dy shoqet thonë në burime anonimiteti se vetëvrasja e sotme mund të ketë ndërlidhje me ngjarjen e parë tragjike.
Indeksonline ka kontaktuar me Policinë e Prizrenit të cilët kanë konfirmuar se dy viktimat kanë qenë shoqe të klasës.
Indeksonline ka siguruar një video inçizim të shkurtër nga vetëvrasja e sotme para se tashmë e ndjera t’i jepte fund jetës.