Dy të vdekur e katër të lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë-Podujevë (Foto/Video)
BILLI

Lexo edheA kërkoi azil Petrit Zogaj pas debatit me Edi Ramën? (VIDEO)

(E plotësuar) Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se dy persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë komunikacioni, i cili ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Podujevë, në fshatin Vranidoll të Podujevës.
Mësohet se viktimat janë një person i moshuar dhe një grua ndërsa janë lënduar edhe katër persona të tjerë.
Në bazë të fotografive të siguruara nga vendi i ngjarjes shihet se dy automjete janë ndeshur drejtpërdrejt mes vete.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, kurse rruga ku ka ndodhur aksident është bllokuar për më shumë se një orë.
Në vendin e ngjarjes për tu dalë në ndihmë policëve janë parë edhe zjarrëfikësit.

Lexo edheA kërkoi azil Petrit Zogaj pas debatit me Edi Ramën? (VIDEO)


