back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaShqiptareDy shqiptaret e suksesshme në Suedi, eurodeputetja dhe futbollistja bëjnë krenarë shqiptarët

Dy shqiptaret e suksesshme në Suedi, eurodeputetja dhe futbollistja bëjnë krenarë shqiptarët

Të ngjajshme

Kosova e fillon fortë keq kampanjën e kualifikimeve për Botëror, Zvicra si Zvicra

Ishte ndeshja e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, por...

Dajaku i ashpër me kritika pas humbjes së turpshme të Kosovës

Analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit”, Taulant Dajaku...

Zbulimet që po ndryshojnë mënyrën se si trajtojmë zemrën

Mjekët, shkencëtarët dhe kërkuesit në takimin vjetor të Shoqatës Europiane të...

Vajzat shqiptare janë fuqia më e madhe e popullit tonë ku përmes artit të tyre e sukseseve në të gjitha fushat ato po arrijnë të lartësojë emrin Kosovë në gjithë botën.

Ishte Arba Kokalari e cila këto ditë bëri krenarë të gjithë bashkëkombësit e saj. Vajza e cila jeton në Suedi, fitoi ulëse në Parlamentin Evropian duke u bërë kështu deputetja e parë me rrënjë shqiptare.

Arba Kokallari u lind në Tiranë më 27 nëntor 1986. Ajo ishte mjaftë aktive në partinë moderate ku udhëheqi me rininë dhe departamentin e kulturës në qytetin e Stokholmit.

Por, pa kaluar shumë ditë, Kosova merr një tjetër lajm shumë të rëndësishëm. Kësaj radhe nga fusha e sportit.

Kosovare Asllanit i është ndërtuar një statujë në Suedi në shenjë nderimi për arritjet në botën e futbollit.

Futbollistja që luan për klubin e Linkopings FC dhe mbron ngjyrat e shtetit suedez, ka pohuar se kjo është ndër rastet e para që i bëhet një nderim i tillë një femre që merret me sport.

“ËOË. Jam jashtëzakonisht shumë krenare të jem ndër femrat e para futbolliste që nderohet me një statujë në Suedi”, shkroi fillimisht shqiptarja. Me iniciativë të ‘Football Forevher’, e nisur nga Coca-Cola dhe nga Federata Suedeze e Futbollit, ne dëshirojmë të theksojmë rëndësinë e dukshmërisë në rritje për lojtare femra. Bashkë mund të krijojmë barazi gjinore në futbollin suedez. Bashkë shkruajmë historinë”, ka shkruar futbollistja shqiptare në llogarinë personale në Facebook.

Majlinda Kelmendi, Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi, janë vetëm disa nga emrat e vajzave shqiptare që po e pushtojnë botën.

***

Kosovare Asllani është shqiptare nga Kosova, e lindur në Krisianstad në Suedi. Ajo u rrit duke luajtu futboll dhe hokej, por ajo zgjodhi që të luaj në futboll. Në moshën 15 vjeçare, ajo filloi karrierën e saj në Vimmerby IF. Gjatë kohës kur ishte në Vimmerby IF, ajo shënoi 49 gola në 48 ndeshje. Në vitin 2007, ajo shkoi që të luaj për Linköping FC. Më 4 dhjetor 2009, skuadra amerikane Chigago Red Stars ka konfirmuar se e kanë nënshkruar Kosovaren nga skuadra suedeze Linköpink FC. Asllani ka luajtur vetëm një sezon në këtë skuadër. Pas sezonit, Asllani kthehet në Linköping FC.

Në dhjetor 2011, Asllani shkon në vendlindjen e saj Krisianstad për të luajtur për Kristianstad DFF. Pasi që kontrata e saj përfundon, Asllani shkon për në Paris për të nënshkruar një kontratë dy vjeçare në skuadrën PSG Feminines.

Në instagram, Asllani thotë se kontrata e saj në PSG Feminines ka përfunduar, ku ajo luajti për tre vjetë e gjysmë.

Nga 22 janari 2016, ajo luan për Manchester City W.F.C ku thuhet se e kanë nënshkruar një kontratë dy vjeçare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz