Dy policë të lënduar në protestën e veteranëve, njëri u godit në kokë me një mjet të fortë
BILLI

Lexo edheQytetari has një bollë afër tre metra të gjatë në një lis në Gërmi (FOTO)

Policia njofton për lëndimin e dy zyrtarëve policorë në protestën e djeshme të veteranëve para Kuvendit të Kosovës.
Sipas policisë, dy zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre është goditur në kokë me një mjet të fortë.
“PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJEN E DETYRAVE ZYRTARE /Prishtinë 06.06.2022 – 10:00-13:20. Gjatë një proteste të organizuar, dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre është goditur në kokë me një mjet të fortë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Lexo edheQytetari has një bollë afër tre metra të gjatë në një lis në Gërmi (FOTO)
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kanë protestuar dje para Kuvendit e Qeverisë për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe për ta kundërshtuar ndryshimin për heqjen e kategorisë në Ligjin për pagën minimale.