Dy persona raportohen të zhdukur brenda pak orësh në Shtërpcë dhe Ferizaj
dp

Lexo edheNjë 28-vjeçare ruse gjendet e vdekur në Serbi, trupin ia gjejnë në një valixhe, arrestohet një 25-vjeçar turk

Rasti i parë është raportuar rreth orës 11:00 në Shtërpcë, ku një burrë ka njoftuar policinë se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj.
Ndërkaq, rreth orës 12:00 në fshatin Dubravë të Ferizajt, një burrë ka raportuar se motra e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Shtërpce 31.07.2026 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, viktima-bashkëshortja e tij, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. · Fsh. Dubravë, Ferizaj 31.07.2026 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se motra e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”./Lajmi.net/

Lexo edheNjë 28-vjeçare ruse gjendet e vdekur në Serbi, trupin ia gjejnë në një valixhe, arrestohet një 25-vjeçar turk