back to top
Tuesday, December 9, 2025
BallinaSportDy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min Son

Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min Son

Të ngjajshme

Edi “fluturon” pas rikthimi i Dolces, e ngrit në ajër

Dolce është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP...

Orban: Turqia do të jetë garantues për furnizimin e Hungarisë me gaz rus

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri i...

Son Heung-min konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj aziatikë që kanë luajtur në Angli. Pas një dekade te Tottenham Hotspur, ai u largua nga Anglia këtë verë.

Megjithatë, përpara se të linte Londrën e Veriut, ai ishte bërë legjendë për Spurs, duke i ndihmuar ata të fitonin Europaligën  vitin e kaluar. Por pas dyerve të mbyllura, ai po kalonte momente të vështira.

Një gjykatë në Korenë e Jugut dënoi një grua në të 20-at me katër vite burg për shantazh ndaj Son Heung-min.

Ajo pretendonte në mënyrë të rreme se ishte shtatzënë me fëmijën e futbollistit.

Bashkëpunëtori i saj, një burrë në të 40-at, mori një dënim prej dy vitesh për përpjekje për shantazh, pasi e kërcënoi kapitenin e mëparshëm të Tottenham 15 herë për të marrë para.

Sipas dëshmive të gjykatës, gruaja i kishte kërkuar Sonit vitin e kaluar që të paguante, duke pretenduar se po mban fëmijën e tij, edhe pse nuk kishte prova.

Prokurorët thanë se ajo i nxori 300 milion won (£153,000) futbollistit dhe kërcënoi se do ta bënte publike nëse ai nuk paguante.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz