BallinaSportDy ndryshime te lista e Shqipërisë para Ukrainës, largohen nga grumbullimi Ajeti...

Dy ndryshime te lista e Shqipërisë para Ukrainës, largohen nga grumbullimi Ajeti dhe Ramadani

Të ngjajshme

Në kërkim të një fluture dhe një babai

Filmi dokumentar i Rena Effendi, Searching for Satyrus, nis...

Alarmon OKB: Rrezik për katastrofë humanitare në Liban

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Libani po përballet...

Lirohen 4 shqiptarët e arrestuar në Serbi

Katër shtetasit shqiptarë të ndaluar nga autoritetet serbe janë...

Oyarzabal ”bombardon” përsëri Serbinë (VIDEO)

Spanja e ka dyfishuar epërsinë në ndeshjen miqësore ndaj...

Nis edicioni i tretë i Ferma VIP nën moderimin e Arbana Osmanit

Ka nisur edicioni i tretë i spektaklit shumë të...

Kombëtarja e Shqipërisë u nis sot drejt Valencias, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës më 31 mars.

Megjithatë, jo të gjithë udhëtuan drejt Spanjës, me Federatën Shqiptare të Futbollit që njoftoi për disa ndryshime.

Dy nga lojtarët e skuadrës nuk do të udhëtojnë drejt Valencias: Arlind Ajeti dhe Ylber Ramadani.

Arlind Ajeti u zëvendësua gjatë pjesës së parë të ndeshjes Poloni – Shqipëri dhe, sipas vlerësimeve të para, ka pësuar një lëndim në shpatullën e majtë.

Për këtë arsye, ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme dhe do të kthehet në klub për vlerësimet përkatëse.

Ndërkohë, Ylber Ramadani do të kthehet në shtëpi, pasi gruaja e tij është shtatzënë dhe është gati për të lindur.

Ajetui luajti vetëm 18 minuta në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Polonisë, teksa Ramadani nuk pati fare minuta.

Shqipëria u mposht 2-1 nga Polonia në gjysmëfinale të “play-offit” për Botëror, dhe kësisoj do të zhvillojë ndeshje miqësore ndaj Ukrainës, e cila u mposht 3-1 nga Suedia në këtë fazë kualifikuese./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz