back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeDy këshilltarët kryesorë të Angela Merkelit zbarkojnë në Prishtinë

Dy këshilltarët kryesorë të Angela Merkelit zbarkojnë në Prishtinë

Të ngjajshme

Teoria e Dijes e Immanuel Kantit: Një rrugë mes skepticizmit dhe realizmit

Immanuel Kanti është një nga mendimtarët që ndryshoi rrënjësisht...

Prania e manganit ende e lartë në liqenin e Badocit, IKSHPK apelon të mos përdoret uji për pije

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar përsëri për...

Shaqiri e Nivokazi në ekipin ideal të javës në Zvicër

Xherdan Shaqiri dhe Rilind Nivokazi janë përfshirë në formacionin...

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 12 tetorit

Policia e Kosovës ka zhvilluar një takim lidhur me...

Javën që e kemi lënë pas ishin në Prishtinë dy zyrtarë të lartë të Administratës Trump, të cilët me qëndrimet e tyre shkaktuan tërmet.

Javën që vjen Prishtina do të vizitohet nga dy zyrtarë të tjerë, tash të kabinetit të Angela Merkelit.

Dy supërfuqitë më të mëdha perëndimore, SHBA’ja dhe Gjermania, e kanë rritur interesimin për Kosovën.

Javën e kaluar në Prishtinë ishin dy këshilltarë të Këshilltarit për Siguri Kombëtare të SHBA’së, John Bolton, kurse javën që vjen në Prishtinë do të vijnë dy këshilltarët kryesorë për politikë të jashtme, të kancelares gjermane Angela Merkel, Matthias Luettenberg dhe Jan Hecker.

“Ata do të vijnë në Prishtinë me 11 mars, për ta takuar Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj”, ka thënë një burim i Gazetës Express që ka kërkuar që të mbetet anonim.

Sipas këtij burimi temë qendrore e këtyre takimeve do të janë taksa dhe dialogu.

Qeveria e Gjermanisë, për dallim nga ajo amerikane, deri më tash ka qënë më e balancuar në raport me taksën ndaj Serbisë, duke e qortuar Kosovën për këtë masë, por edhe Serbinë për fushatën e saj negative ndaj Kosovës.

Në çdo prononcim për këtë temë, zyrtarët gjermanë janë treguar të kujdesshëm.

Vizita e këtyre dy këshilltarëve kaq të lartë pritet që të jetë kritike në raport me të ardhmen e taksës ndaj mallrave serbe, por edhe për dialogun në tërësi.

Fuqia e z. Haradinaj për t’i rezistuar presionit amerikan thuhet që ka ardhur nga një përkrahje në heshtje e Qeverisë së Gjermanisë, sikurse spekulohet tej mase se Presidenti Thaçi është i ekskomunikuar nga gjermanët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz