back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeDy figura të njohura pritet të aderojnë në PDK, do kandidojnë për...

Dy figura të njohura pritet të aderojnë në PDK, do kandidojnë për deputet në zgjedhjet e reja?

Të ngjajshme

Dardan Krivaqa në Supreme: Kërkoj falje, isha nën ndikim të narkotikëve

Në Gjykatën Supreme sot po zhvillohet një seancë gjyqësorë,...

Beleg e Kodrali, “Doku” me numër 5 është aty

Arbër Tolaj po vazhdon fushatën intensifikuese kudo në Dukagjin...

17-shi i LDK-së përshëndet qytetarët: Mirëmëngjesi Prishtinë

Kandidati i LDK-së për deputet, Armend Zemaj po e...

Si e sinjalizoi me prekje hunde nisjen e “aksionit” Naim Murseli, Granit Plavën

Prokuroria po vazhdon të prezantojë provat për rastin e...
- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës, ditëve në vazhdim, do t’i bëjë publike edhe dy aderime të reja.

Bëhet fjalë për ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, e cila do të kthehet në partinë në të cilën kohë më parë ishte ministre.

Ndërsa, personi tjetër që do të aderojë në Partinë Demokratike, është ish-këshilltari i ish-presidentit Thaçi, Blerim Shala.

Burime të sigurta të Gazeta Blic, brenda PDK-së, kanë konfirmuar për këto prurje në parti.

Madje, ky burim ka bërë të ditur se edhe Vlora Çitaku, po ashtu dhe Blerim Shala, do të jenë pjesë e garës zgjedhore, për deputetë të ardhshëm të Kuvendit

Gazeta Blic, ditë më parë raportoi për aderimin e Ardian Kastratit në PDK, gjë që u konfirmuar pas pak ditësh pas raportimit.

Kastrati u zyrtarizua si anëtari më i ri i PDK-së, nga kandidati për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj.

Ndërsa, aderimi i Vlora Çitakut dhe Blerim Shalës, pritet të zyrtarizohet ditëve në vijim, po ashtu, përmes një konference për media, si për Kastratin.

Çitaku dhe Shala, janë aktiv në politikë, që një kohë të gjatë, duke pasur edhe pozita të larta shtetërore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz