back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeDy femra rrahen në Prishtinë, pamjet si nëpër filmat aksion

Dy femra rrahen në Prishtinë, pamjet si nëpër filmat aksion

Të ngjajshme

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama është...

Arrestohet një person nën dyshimin për krime lufte

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për...

Bëhen bashkë kandidatët për kryetar të Vushtrrisë

Kandidatët për kryetar të Vushtrrisë janë bërë bashkë mëngjesin...

Dy femra të reja kane qenë protagoniste të një ngjarje turpi në Prishtinë. E. Matoshi dhe V.Zhjeqi (emra të njohur për redaksinë) janë rrahur mbrëmë në kryeqytet, ngjarje e cila është publikuar në rrjetin e Instagram.

Dy shoqet e ngushta kanë prodhuar këtë ngjarje të turpshme për një arsye e cila thuhet se është tejet e ulët.

E.M ka vendosur t’i shkojë në banesën e saj, V.Zh me një person përcjellës. Me tu futur brenda, ajo e ka kapur për flokësh duke patur përleshje fizike.

E.M kishte publikuar pamje rrugës për në banesën e shoqes ku shihet se mbante edhe një armë me vete, si dhe një thikë.

Indeksonline ka kontaktuar V.Zhjeqin, femrën e cila edhe në të kaluarën ka qenë e përfshirë në disa rrahje dhe është emër i njohur për policinë.

“Më ka pre në besë. Ka ardhë vet e dyta në banesë më ka sulmu. Ka pas me vete allti, thikë e sprej të syve. Rastin e kam lajmëru në polici. Ma ka lanë kile, amo kur te takoj, kam qa me i kallxu” ka thënë V.Zhjeqi për Indeksonline.

Përmbajtja në video përmbanë gjuhë të ulët e fjalë banale, andaj nuk rekomandohet për persona nën moshën 18 vjeçare./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz