BallinaLajmeDy deputetë të PDK-së në hapjen e partisë së Milaim Zekës

Dy deputetë të PDK-së në hapjen e partisë së Milaim Zekës

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Gjest për t’u duartrokitur, Gjilani dhe Drita bashkohen për të nderuar Elife Sherifin

Në këto momente po luhet derbi i Anamoravës. Derbi Gjilani-Drita,...

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...

Dy deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani dhe Ganimete Musliu kanë marrë pjesë në promovimin e Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK), të cilën e themeloi deputeti i akuzuar për mashtrim, Milaim Zeka.
Deputeti Nait Hasani ka thënë se ende do vazhdojë të jetë pjesë e PDK-së, por për shkak të raporteve që ka me Milaim Zekën, ka dashur të jetë pjesëmarrës në promovimin e partisë së kolegut të tij.

Në promovimin e PEK-ut, ka marrë pjesë edhe deputetja tjetër e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Emilia Redzepi.
Në një sallë me shumë pak persona prezent në ambientet e një hoteli në Prishtinë, deputeti i akuzuar për mashtrim, Milaim Zeka, ka prezantuar sot partinë e tij të re, PEK.

Promovimi i Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK) ka nisur me fjalimin e Hysen Gecajt, një ish-ushtaraku, i cili ka thurur lavde për Milaim Zekën.
Sipas një njoftimi të PEK, partia më e re do të angazhohet për luftimin e hajnisë në Kosovë.
Por, themeluesi i kësaj partie, deputeti Milaim Zeka, është i akuzuar për mashtrimin e mbi 900 kosovarëve me viza pune të Gjermanisë.

Siç kishte raportuar Insajderi vitin e kaluar, Milaim Zeka, në bashkëpunim me biznesmenin Ilir Krasniqi, akuzohet se përmes një skeme të dyshimtë kishte mashtruar qindra qytetarë të Kosovës me viza pune. Atyre u kishin marrë nga shuma të ndryshme parash prej 50, deri në 3500 euro. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz