Është arrestuar një grua në Prizren për vjedhje ari në vlerë 6250 euro.
Më datën 27.06.2019, thuhet në komunikatë, stacioni Policor në Prizren, ka pranuar informatën lidhur me një rast vjedhje në lokacionin rr.”Wiliam Woker” në Prizren.
“Viktima në deklaratën e saj, thekson se e dyshuara e panjohur femër duke e mashtruar djalin e viktimës, ku i kishte kërkuar një gjilpërë në mënyrë që ta largonte nga aty, e më pastaj e njëjta ishte futur në dhomën tjetër dhe kishte vjedhur stoli ari në vlerë rreth 6250 euro”, thuhet në komunikatë.
Pas një pune intensive hetimore, thotë policia, hetuesit policor kanë siguruar video regjistrimet e kamerave të sigurisë të objektit të banesës në fjalë, ku vërehet e dyshuara femër duke dalë nga hyrja “B”, me një kuti në dorë, ku dyshohen të kenë qenë stolitë e arit të të dëmtuarës në fjalë.
“Hetuesit policor duke vepruar menjëherë dhe në bashkëpunim të ngushtë me qytetarë kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë tani të dyshuarën M.K e lindur ne vitin 1990. Hetuesit policorë janë duke punuar me intensitet të lartë në zbardhjen e disa rasteve tjera të kësaj natyre, të cilat dyshohen të jenë kryer nga e njëjta e dyshuar. Të gjitha veprimet e marra janë bëre në konsultim me Prokurorin kujdestar/Depratamenti i krimeve te përgjithshme në Prizren, i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin për 48 orë, ndaj të dyshuarës të lartëcekur, e cila është dërguar në Qendrën e ndalimit në Stacioni Policor Prizren”, përfundon komunikata.