BallinaLajmeDurrësi, porta hyrëse e Kosovës

Durrësi, porta hyrëse e Kosovës

Të ngjajshme

Ulqini me rregulla të reja: 500 euro gjobë nëse del me rroba plazhi në qytet

Komuna e Ulqinit ka miratuar një rregullore të re...

Peshkaqeni sulmon për vdekje 38-vjeçarin para shokut të tij në Australi

Një peshkatar me shtizë ka vdekur mëngjesin e kaluar...

Ndërron jetë profesori nga Skenderaj (FOTO)

Ka ndërruar jetë prof. Naser (Ibrahim) Bajraktari nga fshati...

Porti i Durrësit këtë vit do të kthehet në portën hyrëse të Kosovës. Brenda muajit shkurt Kosova do të ketë një terminal të vetin në Portin e Durrësit, shkruan sot Koha Ditore.

Të dy qeveritë kanë ngritur një grup të përbashkët pune, i cili do të bëjë gati procedurat për të lënë një pjesë të doganës në këtë port posaçërisht për bizneset kosovare, duke ia mundësuar asaj daljen në det. Ndërkohë që pika e përbashkët doganore do të jetë funksionale përpara mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Në një konferencë të përbashkët me homologun e tij nga Kosova, Avdullah Hoti, të mërkurën, në Tiranë, ministri i Financave i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, është shprehur se në muajin shkurt dy shtetet do të kenë gati kuadrin ligjor për të bërë të mundur hapjen e pikës doganore të Kosovës në Durrës. Ndërsa duke filluar nga 1 maji i këtij viti do të riaktivizohet “korsia e gjelbër” për produktet e freskëta të të dyja vendeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz