Kandidatja për deputete e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të FMN-së, që e ka vendosur Kosovën si të dytin për nga varfëria në Evropë.
Ajo ka thënë se “politika e përçarjes, mashtrimit dhe sindromës së madhështisë të çon në fund të pusit”.
“Kosova po rrëshqet drejt fundit të Evropës për mirëqenie dhe zhvillim, ndërsa qytetarët po e paguajnë çdo ditë më shtrenjtë propagandën, konfliktin dhe paaftësinë. Kjo nuk është Kosova që meritojmë. Më 7 qershor, zgjidhja është në duart tuaja: ta ndalim këtë trend të theqafjes dhe ta rikthejmë Kosovën në rrugën e zhvillimit, dinjitetit dhe shpresës”, ka shkruar ajo në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: