back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeDurrës-Kukës me pagesë, qytetarët kërcënojnë të bllokojnë tunelin

Durrës-Kukës me pagesë, qytetarët kërcënojnë të bllokojnë tunelin

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Kompania e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës e cila nuk ka përfunduar ende, ka marrë vendimin e vendosjes së vendpagesave ku qytetarët që do të kalojnë me automjete pritet të paguajnë nga muaji dhjetor një taksë kalimi prej 5 eurosh. Ky vendim ka shkaktuar reagimin e qytetarëve të Kukësit të cilët i frikësohen largimit të turistëve dhe izolimit të vendit tyre.

Sokol Kolgjini, kryetar i shoqatës “BpB”(Biznesi për Biznesin) në emër të biznesmenëve dhe tregtarëve kuksianë  thotë se “derisa autostrada është ndërtuar me fonde publike nuk ka argument për taksë shtesë  për çdo mjet”. Ai po ashtu thotë se makinat në vend paguajmë taksën e qarkullimit e cila i dedikohet mirëmbajtjes së rrugëve dhe taksimi në autostradë është një taksë mbi këtë taksë.

“Ne tashmë kemi një përvojë negative me një koncensionin të ngjashëm  që bllokoi aeroportin e Kukësit, duke i shkaktuar këtij rajoni një dëm ekonomik, e kështu s’mund të biem dakord me një koncesion tjetër që do na shkaktojë humbje të drejtpërdrejtë”, thotë Kolgjini. Ai shpjegon se Kukësi nuk ka një rrugë alternative që e lidh me Tiranën, rruga e vjetër është amortizuar, kjo e bën kalimin në autostradë të detyrueshëm.

Kolgjini thotë se vetëm nga Kukësi çdo ditë në rrugë kalojnë 400 mjete dhe sipas tij kjo përkthehet në një humbje prej “rreth 120.000 euro në muaj ose 1.4 milion euro në vit”.

Me banorët  është solidarizuar edhe kryetari i Bashkisë së Kukësit  Bashkim Shehu, i cili thotë se koncesioni është një tarifë që do ndëshkojë biznesin e vogël në qytet dhe rrezikon mbylljen e mjaft prej këtyre bizneseve. “Tarifa që do paguhet është e papërballueshme për ne. Kam folur me të gjithë bizneset e vogla që operojnë në Kukës. Ka biznese që sjellin tre-katër automjete  në ditë për furnizim. Kostoja e tyre, pas pagesës së detyrueshme, do të shkojë 1200 euro në muaj. Po në vit? Pra një tarifë e papërballueshme për një biznes të vogël  që do të sjellë mbylljen e tyre”, thotë Shehu.

Kryetari i Bashkisë  së Kukësit ka vënë alarmin edhe për largimin e turistëve të cilët sipas tij nuk do përballojnë kostot e kësaj rruge. “Kosovarët janë të vetmit turistë që kemi dhe ata nuk harxhojnë shumë. Kjo pagesë do të rrisë koston e udhëtimit dhe do sjellë largimin e tyre nga Shqipëria, drejt vendeve të tjera”, theksoi Bashkim Shehu. Burimi: reporter.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz