Presidenti i Federatës shqiptare të futbollit, Armand Duka më në fund e ka pranuar fajin e FSHF-së.

Sikur Federata shqiptare e futbollit të vepronin më shpejtë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Valon Behrami do të ishin sot në Kombëtaren shqiptare.

Ai në emision ‘Allez Show’, në Super Sport e ka pranuar se ka gabuar me yjet kosovar të Zvicrës.

Lexo edheShakira ka një mesazh qesharak për Shaqirin (FOTO)

“Ndoshta edhe qasja jonë ndaj tyre që në moshë të vogël nuk ka qenë e njëjtë, por edhe dëshira e tyre nuk ka qenë e njëjtë”, ka deklaruar Duka.

Kujtojmë që Duka ka qenë personi më i kritikuar për ikjen e talenteve shqiptarë në Kombëtaret tjera. /Telegrafi/