Duel i madh në Stamboll | Eris Bajra ndeshet me Mponji, boksieri shqiptar synon fitoren e rëndësishme
dp

Lexo edheDjaloshi që po çmend Italinë, Nico Paz më i miri i Serie A

Boksieri i talentuar shqiptar me 13 dhjetor do të ndeshet në Stamboll me Makaveli Mponji – boksierin nga Tanzania.
Bajra në tetë ndeshje ka 7 fitore, 4 me K.O dhe një humbje, teksa Mponji ka 12 ballafaqime, 10 fitore dhe 2 humbje.
Ky duel zhvillohet në Stamboll në kuadër të WBO dhe IBO në peshat e lehta, për kampion bote.
Por, kush është Eris Bajra?Bajra fillimisht ishte kiksbokser, teksa kaloi në boks në vitin 2020.

Lexo edheDjaloshi që po çmend Italinë, Nico Paz më i miri i Serie A
Që atëherë lufton në mënyrë profesionale dhe vazhdon të grumbullojë fitore.
Në shtator 2024 fitoi titullin “IBO World Youth” në peshën e lehtë përmes një fitoreje me pikë kundër Raul Ugueto.
Në maj 2025 u kurorëzua si kampion zyrtar botëror i WBO – një moment historik në karrierën e tij dhe një arritje e rëndësishme.