back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDua Lipa shkëlqen në kopertinën e “Harper’s Bazaar” për edicionin e shtatorit:...

Dua Lipa shkëlqen në kopertinën e “Harper’s Bazaar” për edicionin e shtatorit: Një ikonë në çdo kuptim

Të ngjajshme

Klinaku: Një prej akuzave për Thaçin erdhi nga Albin Kurti

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendimin që ish-presidentit...

Liverpool ‘aprovojnë’ ofertën rekord për Alexander Isak ndërsa dalin detajet e shumës

Liverpool pritet të rikthehet sërish në garë për sulmuesin...

I mori 322 mijë euro nga MKRS, kandidatja për deputete e VV-së thotë se e “provoi fatin”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është bërë një...

Ky është formacioni i vitit në Premierligë, dominohet nga futbollistët e Liverpulit

Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA) ka shpallur formacionin më...

Këngëtarja dhe ikonë e stilit, Dua Lipa, ka realizuar një fotosesion të zjarrtë për edicionin e shumëpritur të muajit shtator të revistës Harper’s Bazaar US, i njohur si Icons Issue.

Me anë të një seti fotosh të realizuara në Paris nga fotografi i njohur Anthony Seklaoui, Dua shfaqet e fuqishme, e rafinuar dhe plot vetëbesim – duke vulosur statusin e saj si një nga figurat më me ndikim të muzikës dhe modës sot.

Në mbishkrimin e saj në Instagram, këngëtarja shkroi: “Harper’s Bazaar, edicioni i shtatorit i xhiruar në Paris”, duke ndarë me ndjekësit pamje nga editoriali luksoz dhe provokues.

Duket qartë se Dua Lipa jo vetëm që dominon skenën muzikore, por është edhe një forcë e pandalshme në botën e modës.

Ky paraqitje vjen në një periudhë kur karriera e saj është në ngritje të vazhdueshme, dhe ajo vazhdon të mbetet një frymëzim për një brez të tërë adhuruesish që shohin te Dua kombinimin perfekt mes talentit, stilit dhe qëndrueshmërisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz