Dua Lipa: Ju lutem mos votoni për këtë parti politike
BILLI

Lexo edheVlora Çitaku na bën sërish krenarë, shkon me veshje kombëtare në Shtëpinë e Bardhë

Artistja nga Kosova, Dua Lipa, e cila është rritur në Britaninë e Madhe, u ka bërë publikisht thirrje britanikëve që të mos votojnë për Partinë Konservatore në zgjedhjet nacionale që po mbahen sot.
Lipa, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale të mërkurën, ka deklaruar se të enjten do të mbahen “zgjedhjet më të rëndësishme në Britaninë e Madhe”.
Pop-artistja me famë botërore ka sugjeruar britanikët të votojnë për Partinë Laburiste.
“Ju lutem dilni, votoni dhe bëjeni këtë në mënyrën më të mirë të mundshme… ju lutem mos votoni për konservatorët. #Votoni për laburistët”, ka thënë Lipa.
Lexo edheVlora Çitaku na bën sërish krenarë, shkon me veshje kombëtare në Shtëpinë e Bardhë
VOTE VOTE VOTE!! MOST IMPORTANT ELECTION IN THE UK IS TOMORROW! PLEASE GET OUT, VOTE and in the nicest way possible…please don’t vote for the fucking tories ❤️ #votelabour pic.twitter.com/lNSfKN6fZp
— DUA LIPA (@DUALIPA) December 11, 2019