back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeDrogë me dron në një burg në Shqipëri - si u zbuluan...

Drogë me dron në një burg në Shqipëri – si u zbuluan dhe u kapën autorët

Të ngjajshme

A është zbutur VV-ja këto dy javët e fundit? Abdixhiku: Është taktikë elektorale

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir...

Rezervisti izraelit godet me katërrotësh palestinezin që po falej në Bregun Perëndimor

Në pamje të publikuara nga mediat palestineze shihet një...

5-shi i AAK-së merr mbështetje të madhe në Baballoq

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj...

Parashikim nga Shenoll Muharremi: LVV nuk ka shanse për qeveri pas 28 dhjetorit

Analisti politik Shenoll Muharremi thotë se pas 28 dhjetorit,...
- Advertisement -

Policia e Shtetit shqiptar, në bashkëpunim me Policinë e Burgjeve, parandaluan dhe goditën një tentativë të futjes në ambientet e burgut të lëndëve narkotike dhe telefonave celularë me anë të dronit.

- Advertisement -

Burimet zyrtare raportojnë se dronit të sekuestruar iu gjetën të lidhura 7 pako me canabis sativa dhe tre telefona celularë. Raportohet se janë arrestuar në flagrancë tre shtetas, ku në mjetin e tyre u gjet telekomanda e dronit.

Si u zbulua droni me drogë?

Në orët e vona të mbrëmjes, në rrethimin e jashtëm të burgut të Shënkollit, punonjësit e Policisë së burgut që kryenin shërbim kanë konstatuar se po fluturonte një dron, duke hyrë në zonën e ndaluar dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë e Lezhës, raporton tch.

Në drejtim të burgut janë nisur forcat e FNSH të Shkodrës, të cilat ishin me shërbim në Lezhë si dhe shërbimet e policisë së Lezhës së bashku me grupin hetimor.

Falë reagimit dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë e mundur bllokimi i dronit në rrethin e dytë të jashtëm të burgut, ku gjatë këqyrjes në trup të dronit u gjetën të lidhura në një qese plastike 7 pako me lëndë narkotike si dhe tre telefona celularë.

Gjithashtu po në vijim të veprimeve tek pjesa e pasme e burgut në një distancë 1km, Policia e Lezhës dhe FNSH ka konstatuar dhe bllokuar një automjet ku brenda të cilit ndodheshin tre persona.

Gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi telekomandën e dronit që u sekuestrua brenda rrethimit të dytë të jashtëm të burgut, çanta ku futet droni, si dhe tre aparate të tjerë celularë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: M.V., 28 vjeç banues në fshatin Vrake, Malësi e Madhe, i dënuar më parë për vjedhje; Xh. K., 25 vjeç, banues në Shkodër dhe Xh.L., 28 vjeç, banues në Bajze, Malësi e Madhe, Shkodër.

Materialet do t;i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Lezhë për veprat penale “Prodhimi dhe shitje te narkotikeve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim e mbetur ne tentative”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz