back to top
Thursday, November 6, 2025
BallinaSport​Drita sot kërkon fitoren historike në garat evropiane

​Drita sot kërkon fitoren historike në garat evropiane

Të ngjajshme

E dashura e Jozit provokon nga makina luksoze

Xhoana Toshi e dashura e këngëtarit Joz Marku, ka...

Policia shqiptoi mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se për 24 orë,...

Presidentja meksikane ngacmohet seksualisht në mes të rrugës, ngre padi ndaj të dyshuarit

Ndërsa presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, po fliste me disa...

Një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut, miratohet kërkesa e mbrojtjes së Thaçit

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë të ditur...

Kampioni i Kosovës, Drita, do të përballet me Shelbourne në javën e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës UEFA, me të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren e parë në këtë edicion.

Skuadra irlandeze, që së fundmi siguroi pjesëmarrjen në Evropë edhe për sezonin e ardhshëm falë vendit të tretë në kampionat, synon ta shfrytëzojë ndeshjen në Dublin për të marrë rezultat pozitiv. Shelbourne nuk ka shënuar ende në këtë garë, por është e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit si vendase.

Në anën tjetër, Drita vjen pas një forme të mirë në Superligën e Kosovës, me katër fitore në pesë ndeshjet e fundit. Ekipi gjilanas ka marrë dy barazime në Evropë, por kërkon fitoren e parë historike në fazën e grupeve. Megjithatë, sfida jashtë fushe pritet të jetë e vështirë, pasi Drita ka vetëm dy fitore në dhjetë ndeshjet e fundit si mysafire.

Kjo është hera e parë që dy skuadrat përballen me njëra-tjetrën në Evropë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz