Drita ‘rrëmben’ yllin e Feronikelit? (FOTO)
BILLI·
Largimi i Përparim Livorekës nga Feronikeli duket se është i pashmangshëm, shkruan Infokusi.com.
Kanë kaluar pesë ditë që nga fillimi i përgatitjeve nga kampioni në fuqi për stinorin pranveror dhe Livoreka nuk ka qenë i pranishëm në asnjë seancë stërvitore.
Jo-zyrtarisht mësohet se Drita nga Gjilani ka shprehur interesim për Livorekën i cili ende është lojtar i Feronikelit, pasi ka kontratë me skuadrën nga Drenasi.
Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se çka do të ndodhë, por marr parasysh marrdhëniet e mira që kanë Feronikeli dhe Drita, ky transferim mund të ndodhë shumë shpejt.
Lexo edheE pabesueshme çfarë po ndodh te KF Drenica
Duhet theksuar se deri me tani nuk ka pasur asnjë deklaratë nga Livoreka e as nga klubet në fjalë./Infokusi.com/















