back to top
Friday, February 20, 2026
BallinaSportDrita pëson humbje nga Celje, pranon gol në sekondat e fundit

Drita pëson humbje nga Celje, pranon gol në sekondat e fundit

Të ngjajshme

Drita e humbet ndeshjen në minutën e fundit, Celje del fitimtare nga “Fadil Vokrri”

Skuadra e Dritës është mposhtur nga ekipi slloven, Celje...

Drita pëson humbje nga Celje, pranon gol në sekondat e fundit

Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të...

Mbrëmje dramatike në Prishtinë: Celje triumfon në fund ndaj Dritës

Drita ka pësuar humbje dramatike 3-2 ndaj Celjes në...

Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të play-offit të Conference League, ndaj Celjes.

Edhe pse kishte një disavantazh prej dy golave në pjesën e parë, Kampioni i Kosovës u rikthye në pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin në 2-2, por në sekondat e fundit të ndeshjes, Celje shënoi përsëri dhe fitoi me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.

Armandas Kucys shënoi golin e epërsisë për Celjen, në minutën e 19-të, derisa sulmuesi kosovar, Milot Avdyli dyfishoi rezultatin në minutën e 42-të.

Në pjesën e dytë, Drita shënoi dy gola, fillimisht me Blerim Krasniqin, në minutën e 59-të e pastaj Liridon Balaj i cili me një supergol në minutën e 75-të, shënoi pë 2-2.

Por ky gol nuk kishte vlerë të madhe, pasi Matej Poplatnik shënoi në 90+4 duke i dhuruar fitoren Celjes.

Ndeshja e kthimit zhvillohet me 26 shkurt në stadiumin ”Z’dezele”, në Celje./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz