BallinaShowBizDriloni flet pas përfundimit të BBVK: Me ndodh diçka në Kosovë, i...

Driloni flet pas përfundimit të BBVK: Me ndodh diçka në Kosovë, i pari kthehem dhe luftoj

Fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama sot në emisionin “Week End” foli për herë të parë rreth eksperiencës së tij në këtë format.

Ai tha se është ndjenjë tejet e mirë që merr kaq shumë dashuri nga publikuar.

“Nuk kam parë shumë gjëra ende, më vyen edhe pak kohë të kuptoj se çka po ndodh. Vëllai më tregoi se po më duan shumë. Të marrësh kaq shumë dashuri nga publiku është ndjenjë shumë e mirë, por nuk kam pasur mundësi ta shijojë shumë”, tha Driloni.

Fituesi i BBVK 3 foli edhe për dashurinë që ka për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, madje shpreh gatishmëri që nëse ndodh diçka në vendin tonë, ai është i pari që do të luftojë.

“Kam në familje shumë njerëz që kanë qenë në UÇK dhe që kanë luftuar për Kosovën, nesër me ndodh diçka në Kosovë do isha i pari që do kthehesha dhe të luftoja, këtë e them me zemër, jo për t’u fryer”, tha ai.

“Edhe në boks hyj gjithë me UÇK, e shqiponjë, gjithmonë i kam me vete”