back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenori si hetues, futet fshehtas në një shkollë në Drenas për të...

Drenori si hetues, futet fshehtas në një shkollë në Drenas për të zbuluar një aferë korruptive

Të ngjajshme

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

Specialja cakton paraburgimin prej 1 muaji ndaj 7 të pandehurve, të dyshuar për dhënie dhe marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur...

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

“Po ti koke serb”/ Labinoti shpërthen ndaj Kushtrimit

Këtë herë Labit i ka dalë punë me Kushtrimin,...

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...
- Advertisement -

Ish-asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori, në FRONTAL të T7, ka folur për shumë afera të ndryshme korruptive të cilat ndodhin në Komunën që udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci, e të cilët nuk ndiqen nga Prokuroria edhe përkundër denoncimit.

Ai ka treguar se si në një rast është shndërruar në ‘hetues’, duke e hulumtuar një aferë korruptive që ka pasur të bëjë me furnizimin e një shkolle me antifriz.

Ai ka thënë se ka hyrë ilegalisht brenda shkollës për të marrë mostrat e antifrizit, dhe më pas ka zbuluar se ishte mashtruar edhe me cilësinë dhe me sasinë e tij.

“Në vitin 2016 kam marrë informacione që është keqpërdorur me paranë publike në një shkollë fillore. Kam hy ilegalisht në shkollë për me i marrë mostrat e antifrizit, dhe kam zbuluar që është vjedhur edhe në sasi por edhe në cilësi”, ka thënë Drenori, shkruan Gazeta Express.

Ai ka treguar se më pas është intervistuar nga Policia e Kosovës për hyrjen ilegale në shkollë.

“Pas kësaj unë jam intervistuar nga Policia, për faktin se kam hyrë fshehtas në shkollë. Por unë iu kam thanë që e kam zbuluar një keqpërdorim me mijëra euro”, ka shtur ndër të tjera Drenori.

Drenori ka drejtuar kritika edhe ndaj prokurorisë, pasi sipas tij, askush nuk është marrë me denoncimet që i ka dërguar në Prokurori, e të cilat kanë të bëjnë me keqpërdorime të miliona eurove./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz