Roli trimëria dhe vendosmëria e Drenicës, për ta mbrojtur Kosovën, kurdo që ajo është në rrezik, është vënë në pah edhe ditën e diele kur banorët e kësaj zone, ia bllokuan rrugën presidentit serb Aleksandër Vuçiqit.
Por vizita e presidentit serb në Kosovë, erdhi në një mënyre po tjetër, pikërisht nga një drenicas, e ai është presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili gjithë këto vite ka pasur kontakt direkt, në fazën e dialogut, pikërisht me Vuçiqin.
Por fakti që Drenica ia ndali hovin Vuçiqit, tek shumë njerëz ka zgjuar dilemën nëse Drenica do ja ndal hovin edhe Hashim Thaçit, i cili së fundmi po përballet me një kundërshtim madhor, për idenë e tij për korrigjim të kufirit me Serbinë.
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Avni Zogiani, i nxitur pikërisht nga këto zhvillime, ka thënë se Drenica edhe ja ka dhënë hovin Hashim Thaçit, por edhe mund të ja ndal nëse duhet.
“Ndoshta Drenica e ka votue ne mase te konsiderueshme Thaçin, por është pikërisht Drenica qe ka me ia kalle barakën nëse duhet… pse, a mos po ia kalle Prishtina?!” ka shkruar Zogiani.