BallinaLajmeDrenasi përfitues i disa granteve të performancës komunale

Drenasi përfitues i disa granteve të performancës komunale

Të ngjajshme

Përplasja për çmimet e naftës e barnave, Dejona Mihali tallet me kosovarishten e opozitës “Nafti”

Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është...

Mimoza Ahmeti hap zemrën: Mamin e humba para dy vitesh, nuk e përcolla dot

Mimoza Ahmeti, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut...

Arben Vitia- Hykmete Bajramit: Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka reaguar deputetes...

Ushtarët letonezë patrullojnë vijën administrative, vazhdon angazhimi për siguri në Kosovë

Ushtarët letonezë të angazhuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E) të...

Komuna e Drenasit, përmes një komunikate për media ka pranuar grantin e performancës nga Qeveria Zvicerane në vlerën prej 149,846.00 euro, dhe grantin e performancës komunale nga Qeveria Suedeze në vlerën prej 33,593.00 euro, kurse nga Qeveria Japoneze ka përfituar grantin në vlerën prej 64,000.00 euro.

Të gjitha këto mjete janë orientuar në projekte kapitale.

Sipas komunikatës, dy të parat, për ndërtimin e kolektorëve për ndërtimin e ujërave të zeza, ndërsa mjetet ne Qeveria Japoneze janë ndarë për blerjen e mamografit për QKMF-në.

Të gjitha mjetet janë derdhur në llogari të Komunës dhe janë alokuar për projektet e përcaktuara sipas prioriteteve.

“Puna, angazhimi dhe përkushtimi për implementimin e projekteve kapitale në infrastrukturë, ujësjellës, kanalizim, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, përkrahje në zhvillimin e bujqësisë, në ngritjen e cilësisë në arsim, infrastrukturë shkollore, turizëm, kulturë, sport dhe fusha të tjera, do të jetë përkushtim i vazhdueshëm i qeverisjes”, theksohet në komunikatë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz