Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ, ndërmarrjen “Pastrimi” dhe organizata “CE&AE”, të enjtën kanë bërë riorganizimin e qytetit me kontenjerë 1.1m², janë vendosur shportat rrugore, shportat në sheshin “Fehmi Lladrovci”, zevendësimi i konjtnjerëve të rinj në qendër të qytetit si dhe ka vazhduar zgjerimi i shërbimit me konjenjer 120L në fshatin Tërdec, dhe do të vazhdojë me Abrinë.
Në këtë aktivitet, kanë marrë pjesë nënkryetari i Komunës, z.Arsim Haxhiu, drejtoresha e Shërbimeve Publike, znj. Hyrije Xhemajlaj-Thaqi, drejtori i GIZ-it, z.Kai Hofman, kryeshefi ekzekutiv i kompansië “Pastrimi” z.Feim Salihu, përfaqësues të OJQ-së, “CE&AE” dhe përfaqësues të institucioneve.
Fillimisht janë vendosur shportat në sheshin “Fehmi Lladrovci”, që këtij aksioni i janë bashkangjitur edhe nxënësit e tri shkollave, pastaj janë vendosur kontenjeret në qendër të qytetit në kuadër të projektit për riiogranizimin e qendres, si dhe është bërë zgjerimi i menaxhimit të mbeturinave në fshati Tërdec dhe do të vazhdojë me Abrinë.
Më këtë rast, drejtori i GIZ-it, Kai Hofman, ka përgëzuar Komunën e Drenasit për angazhimin dhe përkrahjen e projektit për zgjerimin e menaxhimit të mbeturinave dhe riorganizimit të qendrës së qytetit, ndërsa ka theksuar se përkrahja e GIZ-it nuk do të mungojë edhe ne të ardhmen. Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë , znj.Hyrije Xhemajlaj-Thaqi, ka falendëruar të gjithë ata që janë kyqur në realizimin e këtij projekti dhe ka bërë prezantimin e gjendjes aktuale në fushën e menaxhimit të mbeturinave. Po ashtu është bërë pranim dorëzimi i automjetit i cili do të shërbejë për bartjen e mbeturinave, automjet i cili është blerë me participim nga Komuna e Drenasit, GIZ-i dhe kompania “Pastrimi”. /Drenica Press/