BallinaRegjionaleDrenasDrenasi i gatshëm për hapjen e shkollave, këto klasa do të nisin...

Drenasi i gatshëm për hapjen e shkollave, këto klasa do të nisin mësimin të hënën

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Komuna e Drenasit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se shkollat janë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/21, transmeton DrenicaPress

“Janë bë të gjitha përgatitjet, mësimi do të filloj sipas skenarit të parë të Ministrisë së Arsimit, pra fillimisht do të fillojnë klasat 0, 1, 2, 3, 6 dhe 10. Ndërsa klasat tjera do të fillojnë nga data 21.09.2020”, thuhet ndër të tjerë në njoftimin e komunës.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë:

Drejtoria Komunale e Arsimit, ka bërë të gjitha përgatitjet për hapjen e shkollave për vitin e ri shkollor 2020-2021.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka, pas dakordimin me Task Forcën me nivel komunal, të premten ka mbajtur takim me drejtorët e shkollave, ku edhe ka kërkuar nga ana e tyre për të raportuar mbi përgatitjet rreth fillimit të vitit të ri shkollor 2020-2021.

Gjoka ka theksuar se të gjitha shkollat janë të gatshme për fillimin e procesit mësimor, dhe se në të gjitha shkollat është bërë dezinfektimi i objekteve, janë pajisur me materialet dezinfektuese të nevojshme, janë siguruar librat shkollor, po ashtu janë vendosur shenjat në hyrje dhe objekte të shkollave për masat parandaluese anti-covid-19.

Mësimi do të filloj sipas skenarit të parë të Ministrisë së Arsimit, pra fillimisht do të fillojnë klasat 0, 1, 2, 3, 6 dhe 10. Ndërsa klasat tjera do të fillojnë nga data 21.09.2020.

Në të gjitha objektet shkollore, është siguruar edhe distanca e mbajtës së mësimit, bazuar në udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz