back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenasi me 13 milion e 141 mijë euro buxhet vjetor

Drenasi me 13 milion e 141 mijë euro buxhet vjetor

Të ngjajshme

Teksa Fero po e vuan mungesën e vajzës, Arbenita publikon foto me Ninën

Modelja Arbenita Ismajli në Instagram, ka publikuar një fotografi...

Situata me zjarret në Shqipëri: Pesë helikopterë “Black Hawk” në ajër për të ndihmuar zjarrfikësit

Situata e zjarreve në Shqipëri po paraqitet serioze. Aktualisht ministria...

Lipjan: Arrestohet një i dyshuar për zjarrvënie

Zyrtarët e stacionit të Lipjanit, kanë arrestuar një person...

IKSHPK: Këtë vit u regjistruan 19 raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë, një vdekje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se...

Aktivizohet Reali, kundërshton zhvillimin e ndeshjes Villarreal-Barcelona, në SHBA

Real Madridi ka lëshuar një deklaratë duke shprehur propozuar...

Komuna e Drenasit ka miratuar buxhetin për vitin 2017 në vazhdimin e mbledhjes së Kuvendit të Komunës dhe buxheti i përgjithshëm për vitin e ardhshëm do të jetë 13 milion e 141 mijë e 239 euro.

Mbledhjen e Kuvendit e ka kryesuar, kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, drejtor të drejtorive komunale, anëtar të Kuvendit, përfaqëesues të OSBE-së dhe mediat.

Në vazhdimin e kësaj seance, e cila ishte ndërprerë në mbledhjen e 23.09.2016, me disa ndryshime është miratuar buxheti i Komunës për vitin 2017 dhe rregullorja për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2017 po ashtu me disa ndryshime të propozuara nga ana e anëtarëve të Kuvendit. Vlenë të theksohet se buxheti komunal për vitin fiskal 2017 është miratuar në shumën prej 13.141,239 euro, apo 3.33 për qind më i madh se buxheti aktual i këtij viti.

Sa i përket strukturës së shpenzimeve për nga kategoria ekonomike, ato janë miratuar në pesë kategori kryesore ekonomike, ku shpenzimet kapitale do të kapin shumën prej 3 milion e 848 euro, apo 29.29 për qind të buxhetit total të Komunës, që do të thot se krahasuar me vitin aktual kategoira e shpenzimeve kapitale ka rritje prej 8.22 për qind.

Burimet e financimit për buxhetin komunal do të jenë nga grantet qeveritare në shumën prej 11.667,234 euro,  apo 88.78 për qind dhe të hyrat vetanake në shumën prej 1.474,005 euro, apo 11.22 për qind.

Ndryshe, planifikimi i buxhetit për vitin 2017 ka filluar në muajin maj të këtij viti, ku kryetari i Komunës, ka bërë ftesë publike për të gjithë të interesuarit që të kontribuojnë në planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm dhe përgaditjes së draft-kornizes afatsmesme buxhetore, janë mbajtur edhe degjime buxhetore me qyetarët, administratorë të fshatrave dhe në Komitetin për Politikë e Financa që pastaj është përgaditur si material edhe për mbledhje të Kuvendit që është mirtatuar me disa ndryshime.

- Advertisement -

Të Fundit