BallinaRegjionaleDrenasDrenas, zvarritja e lëndës liron 6 zyrtarët Komunal të Drenasit të denuar...

Drenas, zvarritja e lëndës liron 6 zyrtarët Komunal të Drenasit të denuar për shpërdorim detyre

Të ngjajshme

Rasti i 15-vjeçarit nga Tetova: Familja shpalos versionin e saj, demanton MPB-në

Rasti i një 15-vjeçari nga rrethina e Tetovës, i...

Izraeli: E kemi shkatërruar aeroplanin e Khameneit

Forcat Mbrojtëse të Izraelit pretendojnë se kanë shkatërruar aeroplanin...

Si në shumë raste të vjetërsimit të vepres, 6 zyrtar komunal të Drenasit lirohen nga denimi për shpërdorim detyre sepse lënda është parashkruar.

Pjesë e kësaj lënde gjyqësore ishin: Flora Krasniqi, zyrtare në Drejtorinë e Urbanizmit, Shqipe Kuliqi ish-zyrtare në Urbanizëm tani zyrtare në Drejtorinë e Arsimit, Ajet Demiri ish-drejtor i Urbanizmit tani asamblist, Abit Zariqi zyrtar ne Drejtorinë e Urbanizmit, Xhavit Nebihu, ish-zyrtar në Urbanizëm, tani sekretar i zyrës së Kuvendit dhe Besim Tahiraj, zyrtar i ndërtimit në Urbanizëm.

Gjykata themelore në Prishtinë ua kishte caktuar denimin këtyre 6 zyrtarëve të komunës së Drenasit, por me vendimin e gjykatës së apelit ata tani lirohen nga vendimi i gjykatës paraprake.

Parashkrimi i lëndëve bëhët në shumë raste korruptive që drejtësia i kap zyrtarët e ndryshëm në Kosovë me vepra penale, por që zvarritja e hetimeve edhe lëndëve përfundon të mbetet vetëm në mediat e shkruara.

Poashtu, nuk ekziston ndonjë siguri që këta zyrtarë që janë hetuar apo janë gjetur fajtor nga një gjykatë të mos mbajnë poste publike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz