back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKështu u shugurua kisha e ‘Shën Abrahamit’ në Llapushnik të Drenicës (Video)

Kështu u shugurua kisha e ‘Shën Abrahamit’ në Llapushnik të Drenicës (Video)

Të ngjajshme

Kosova nikoqire e javës së CEFTA-s, kjo është agjenda

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me...

Ish-ministri Latifi merr një detyrë të re në Universitetin e Prishtinës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është zgjedhur drejtor i...

Rubio thotë se ka disa përparime në bisedimet me Rusinë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se...

Linjat e transportit publik i kthehen qarkullimit, zgjidhet problemi në mes tyre dhe institucioneve

Prishtina, mëngjesin e së mërkurës u kthye në normalitetin...

Sot në Llapushnik të Drenicës, është shugurimi i Kishës së Shën Abrahamit.

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka deklaruar se paqja ndërtohet vetëm duke respektuar kishën e xhaminë, duke dashur njëri-tjetrin dhe duke respektuar shtetin

Në Llpaushnik të Drenasit po mbahet mesha për shugurimin e kishës së “Shën Abrahamit”. Mesha po udhëhiqet nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, shkruan lajmi.net

Gjergji ka deklaruar se nuk ka paqe pa dashuri, pa kisha e xhami dhe pa shtet. Ai ka shtuar se Zoti i ka krijuar njerëzit të jenë të lirë dhe jo të sundohen.

Pse duhet të përpiqemi që t’ia okupojmë shpirtin njëri-tjetrit dhe të mos lejojmë që të jetojmë të lirë. Një mysliman dhe një i krishterë mund të jetojnë në paqe. Për këtë jemi dëshmitarë, disa i janë kthyer fesë së të parëve, që do të thotë të krishterë, dhe disa kanë vendosur që të jenë mysliman, fesë së baballarëve dhe nuk ka asgjë të keqe”, ka deklaruar Gjergji.

“Ky identitet fetar dhe kombëtar që na bashkon, na jep neve të gjithëve domethënie të veçantë para botës”.

“Simboli i sakrificës së Jasharajve, në vend të kullave, vendi është rrethuar me varre. Ata janë shembulli më i mirë i artit të jetuarit pa nënshtrim ndaj okupimit”.

Për më shumë ndiqeni videon e ceremonisë. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz